Përfaqësues të Universitetit “Haxhi Zeka ”, gjegjësisht të Fakultetit të Agrobiznesit, vizituan Unviersitetin e Bolonjws( Itali), në kuadër të projektit .
Projekti “Western Balkans Urban Agriculture Initiative – Bugi” është i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Erasmus +, dhe janë të përfshira këto universitete për zbatueshmëri:
Universiteti i Sarajevës – koordinator, Universiteti “Xhemal Bijediç” Mostar, (Bosnjë dhe Hercegovina),
Universiteti i Donja Goricës (Mali i Zi),
Universitetit të Prishtinës, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë (Kosovë),
Universiteti i Bolonjës(Itali)
Universiteti i South Westphalia (Gjermani)
Universiteti i Ljubljanes, ( Slloveni)
Projekti BUGI synon të zhvillojë një program të ri në Master dhe LLL, bazuar në strategjitë kombëtare, analizën ekonomike dhe sociale të ndërmarrjeve, zhvillimin e strategjive të fermave të përshtatura për qytetin, sigurimin e mjeteve moderne të mësimdhënies dhe transferimin e njohurive, aftësive dhe teknologjive në 5 BP IAL. Kurrikula e re e bazuar në kompetencë, synon të jetë ndërdisiplinore, të nxisë procesin e internacionalizimit të IAL-ve dhe të sigurojë fleksibilitet dhe mobilitet të mësuarit. Projekti do të kontribuojë në punësimin e studentëve / praktikantëve, të zhvillojë rrjete të reja dhe zinxhirë të furnizimit me ushqime alternative për fermerët. Rezultatet e projektit synojnë të rrisin qëndrueshmërinë urbane dhe zhvillimin e ekonomisë së gjelbër në vendet e Ballkanit Perëndimor me përfshirjen e sektorit të ndërmarrësisë.
Gjatë tre viteve të ardhshme, si pjesë e projektit do të zhvillohet kurrikula ndërdisiplinore për ciklin e dytë të studimeve, si dhe një program i të mësuarit gjatë gjithë jetës, në fushën e bujqësisë urbane në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë.
Projektet do të sigurojnë infrastrukturën për mësimin praktik dhe teorik në fushën e bujqësisë urbane me standardet e BE.
[Best_Wordpress_Gallery id=”83″ gal_title=”Bolonja 2018″]