Të rinjtë të cilët kanë ide për ndërmarrësi, në fushën e ekonomisë apo edhe fusha të tjera, kanë mundësi të përfitojnë eksperiencë dhe mbështetje për realizimin e ideve të tyre nëpërmjet trajnimit “Ndërmarrësi dhe Plan Biznesi” të cilin Instituti IESB e organizon falas në mbështetje të ndërmarrësve të rinj nga komuna e Gjakovës dhe Pejës.
Modulet që do të ligjërohen janë:
- Hyrje në ndërmarrësi,
- Marketing,
- Planifikim financiar,
- Planifikimi i biznesit.
Kliko linkun dhe apliko online:
https://goo.gl/forms/KgKg1LX3JOMkfcHF3
Afati i fundit për aplikim është 30 Shtator 2018.
Vendet janë të limituara!
Trajnimet do të fillojnë gjatë muajit Tetor, kurse për vendin dhe kohën kandidatët do të informohen me kohë.
Kriteret për pjesëmarrje janë:
- Aplikanti duhet të jetë qytetar i Komunës së Pejës dhe Gjakovës.
- Mosha 18 – 24 vjeç.
- Duhet të shkruhet një ese e shkurtër me ide për themelimin e një biznesi.
Në fund secili pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë të përfundimit me sukses të trajnimit. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi që të aplikojnë për financimin e idesë së biznesit përmes GRANTEVE në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ky trajnim financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të projektit për Punësimin e të Rinjve në Kosovë.
Për më shumë mund të na kontaktoni në:
Tel :044 153 154
049 153 154