Studentët e Fakultetit të Biznesit, përkatësisht drejtimi Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, morën pjesë në Konferencën e Parë për Burime Njerëzore. Kjo konferencë u organizua nga Shoqata e Burimeve Njerëzore të Kosovës (KHRA), e cila është formuar në fund të vitit 2017. Tema e kësaj konference ishte “Human Resources and People Development”.