Sot, Prorektorja për Mësimdhënie, Çështje Studentore dhe Kërkime Shkencore, Prof.Asoc.Dr. Sabiha Shala, në emër të UHZ-së mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Rrjetit Evropian për Integritet Akademik (ENAI), me ç’rast u zgjodh Bordi i ENAI dhe Grupi për Auditim.
Prorektorja do të merrë pjesë edhe në punimet e Konferencës se VI-të – “Plagiarism Accross Europe and Beyond” , me 17-19 prill 2020. Gjatë kësaj konference ajo do të prezantojë rezultatet e hulumtimit “Contract Cheating in HEIs and International Practices”, realizuar në bashkëpunim me Prof.Asoc.Dr. Afrim Selimaj dhe Prof.Ass.Dr. Mimoza Hyseni-Spahiu.