Nga Let’s Do It Peja për studentët e Fakultetit të Biznesit dhe Fakultetit të Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis u mbajtën prezantime për Ndërmarrjet Sociale me Model të Ekonomisë Qarkore . U prenzatua gjithashtu edhe projekti SEREC dhe Ndërmarrja Sociale për riciklim të tekstilit me Model të Ekonomisë Qarkore.
Projekti “SEREC” përkrahet nga Zyra e BE-së në Kosovë, dhe implementohet nga organizata “Let’s do it Peja”. Projekti përmes aktiviteteve të ndryshme të bazuara në konceptet e ekonomisë qarkore, ka për qëllim të mbështesë zhvillimin e ndërmarrësisë sociale në Pejë, dhe të mbështes rritjen e punësimit të grupeve të margjinalizuara, kryesisht të grave dhe të rinjve. Njëri nga aktivitetet kryesore të projektit është grumbullimi dhe ripërpunimi i materialeve dhe rrobave të tekstilit.
Si rezultat i bashkëpunimit me Let’s Do It Peja aktualisht janë të angazhuar në prakikë me pagesë, dy studentë të UHZ-së.