Dekani i Fakultetit Juridik të UHZ-së, Prof.Asoc.Dr. Avdullah Robaj, me daten 28.04.2022 priti në takim komanden e KFOR-it italian në përbërje nga:Majori Daniele Pussig – Shef i zyres për marrëdhënie me publikun, kapitenen Ivana Gagliardi – Këshilltare ligjore dhe Majorin Edoardo Guarnaccia – zëvendës shef i zyres për marrëdhënie me publikun.Qëllimi i takimit ishte thellimi i bashkëpunimit në mes të KFOR-it italian, përkatësisht zyres për marrëdhënie me publikun dhe Fakultetit Juridik të UHZ-së.Bashkëpunimi akademik dhe shkencor në mes palëve respektive është krijuar në fushen e të drejtës humanitare ndërkombëtare.