Përfundoi me sukses trajnimi për Menaxhim të Projekteve Ndërkombëtare, organizuar nga UHZ në kuadër të projektit QUADIC.
Gjatë trajnimi studentët u angazhuan në punë intensive ku çdo ligjëratë u shoqërua me punëtori për të trajtuar çdo njësi të menaxhimit të projekteve. Trajnimi u udhëhoq nga Prof.asoc.dr. Ibrahim Krasniqi dhe Ass. Besfort Ahmeti. Në ditën e fundit të trajnimit u bënë prezantimet e punës së studentëve dhe u shpërndanë certifikata për pjesëmarrje në këtë trajnim.
Studentët, të cilët vinin nga universitete kosovare dhe ndërkombëtare u ndanë të kënaqur me këtë organizim duke e cilësuar si përvojë unike në të mësuan gjëra të vlefshme, njohën njerëz të shumtë dhe kaluan kohë së bashku.