Rektori i universitetit “Haxhi Zeka”, prof.dr. Armand Krasniqi dhe dekani i Fakultetit të Agrobiznesit Prof.asoc.dr. Nexhdet Shala, marrin pjesë në “Dita Fushore e Grurit” organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Instituti Bujqësor i Kosovës. Në këtë ngjarje ishte i pranishëm zv-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Z. Imri Demelezi, drejtori i IBK, Z. Fehmi Geci, përfaqësues të Universitetit Bujqësor të Tiranës, përfaqësues të universitetit të Prishtinës, Prizrenit dhe UBT-së.
Rektori Krasniqi në fjalën e tij theksoj rëndësinë që ka bashkëpunimi ndërmjet fakultetit të Agrobiznesit të UHZ-së dhe Institutit Bujqësor të Kosovës, duke shpresuar që në të ardhmen ky bashkëpunim do të intensifikohet në të mirë të të dy institucione por mbi të gjitha në të mirë të studentëve dhe të qyteti të Pejës.
Pas përfundimit të këtij eventi, Instituti Bujqësor i Kosovës ndau mirënjohje Post Mortum për ish profesorin dhe dekanin e ndjerë të Fakultetit të Agrobiznesit në Universitetin “Haxhi Zeka”, prof.asoc. Bakir Kelmendi