STUDENTËT E FAKULTETIT TË ARTEVE – DREJTIMI I MUZIKËS, TË UNIVERSITETIT HAXHI ZEKA RENDITEN NË POZITËN E TRETË NË GARAT E XXVI NDËKOMBËTARE PËR KITARË KLASIKE NË BULLGARI

STUDENTËT E FAKULTETIT TË ARTEVE – DREJTIMI I MUZIKËS, TË UNIVERSITETIT HAXHI ZEKA RENDITEN NË POZITËN E TRETË NË GARAT E XXVI NDËKOMBËTARE PËR KITARË KLASIKE NË BULLGARI

Falë përkushtimit, dëshirës së zjarrtë për avancimin e muzikës në Kosovë e më gjerë, dashurisë për rininë kosovare dhe këmbënguljes për të qenë prezent gjithmonë në vendin tonë, qoftë nëpërmjet Festivalit të Kitarës si organizator i saj në qytetin e Pejës, qoftë si profesor në universitetin “Haxhi Zeka”, me të cilin ky institucion gjithmonë krenohet, këtë herë profesor Xhevdet Sahatxhija solli në qytetin tonë një çmim prestigjioz me të cilin na bënë krenarë jo vetëm UHZ-së por edhe Pejën e mbarë Kosovën.

Profesori Sahatxhija, me asistim të Gjulian Bytyqit përgatitën studentët e UHZ-së për garat e XXVI Ndërkombëtare për Kitarë Klasike. Kjo garë e cila u mbajt në Kyuestendil të Bullgarisë nga data 6-8 prill 2023. Universiteti u përfaqësua nga studentët Redon Hajdari, Blina Nushi, Lind Rudi dhe Sidrit Hamiti. Studentët në fjalë fituan vendin e tretë në kategorinë e muzikës së dhomës duke garur me të rinj nga disa vende. Vendet pjesëmarrëse në garë ishin Bulgaria, Serbia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Ukraina, Republika Ceke dhe Franca. Juria në këtë garë ishte e përbërë nga emra të mirënjohur të fushës së muzikës nga 12 shtete evropiane.

Në këtë garë morën pjesë tetë formacione muzikore. Ajo që vlen të ceket është se të rinjtë nga UHZ marrin pjesë për herë të parë në gara ndërkombëtare. Gara Ndërkombëtare për Kitarë Klasike organizohet çdo vit në Kyuestendil të Bullgarisë. UHZ u është mirënjohës studentëve dhe i përgëzon ata për çmimin e fituar. Njëkohësisht është shumë falënderues ndaj përkushtimit dhe vullnetit të profesor Xhevdet Sahatxhija meritat e të cilit janë një vlerë e lartë për universitetin Haxhi Zeka, Pejën dhe Kosovën.

Translate »