Universiteti Haxhi Zeka dhe Melita&Partners SHPK kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi. Qëllimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit është për avancimin e cilësisë së mësimdhënies e të shërbimeve arsimore në Kosovë dhe bazuar në dëshirën për përparimin e shkëmbimeve arsimore në të mirë të përgatitjes sa më të mirë të studentëve për tregun e punës.
Universiteti Haxhi Zeka përfaqësuar nga Rektori Prof.dr. Armand Krasniqi dhe Melita&Partners SHPK përfaqësuar nga Partneri Menaxhues Melita Ymeraga.
Në këtë Marrëveshje Bashkëpunimi përfshihet: kryerja e punës praktike për studentët e Universitetit Haxhi Zeka në Kompaninë Melita&Partners, orë praktike lidhur me përdorimin e Softuerit të kontabilitetit “QuickBooks” për studentët e Universitetit Haxhi Zeka, shkëmbimin e vizitave të organizuara tematike në dy drejtime nga studentët dhe mësimdhënësit, organizimin e përbashkët dhe pjesëmarrjen në seminare, punëtori zhvillimore, e të tjera të karakterit kombëtar e rajonal në fushat e interesit të përbashkët.
Melita & Partners është një kompani me bazë në Kosovë në Prishtinë, e cila ofron shërbime konsulencesh në zhvillimin e sistemeve financiare të bazuar në softuerin QuickBooks®, i cili është lider në segmentin e bizneseve të vogla dhe të mesme.