Në kuadër të projektit Erasmus+ ENEMLOS, po mbahet punetoria për Klinikat Ligjore në Fakultetin Juridik të Universitetit të Zagrebit.
Në punetori është promovuar libri i praktikave të mira – për klinikat ligjore. Pjesa e dytë e aktivitetit u fokusua në trajnimin rreth mënyrave të bashkëpunimit në nivel vendi dhe ndërkombëtar për menaxhimin e klinikave ligjore reale, ku u diskutua për sfidat dhe rritjen e cilësise së shërbimeve nga klinikat ligjore reale si dhe zhvillimin e tyre bazuar në nevojat e shoqerisë.
Në këtë projekt marrin pjesë tre Universitete Publike nga Kosova, Universiteti “Haxhi Zeka në Pejë, Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë dhe Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan.
Koordinator i këtij projekti është Universiteti i Pogodrices, perderisa partner janë edhe Regent’s University nga Londra dhe Klinikat Ligjore nga Universiteti i Varshaves. Përfaqesuesit e të gjitha këtyre universitetëve ishin prezent.
Nga Universiteti “Haxhi Zeka” në këtë aktivitet po marrin pjesë Dekani i Fakultetit Juridik, Prof.Assoc.Dr. Avdullah Robaj, Prodekani, Prof.Ass.Dr. Orhan Çeku, Prof.Ass.Dr. Gjylbehare Murati dhe Prof. Assoc.Dr. Sabiha Shala.