Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë (UHZ) ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën për Mirëqenien e Gruas. Qëllimi i kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi është zhvillimi i aftësimit praktik gjatë dhe pas studimeve, përkatësisht të bëjë lidhshmërinë e mësimnxënies teorike me punë praktike, për arritje më të mëdha dhe avancim të diturisë, të parapara me planet dhe programet mësimore të universitetit, por edhe dobiprurëse për një progres më të mirë shoqëror.
Përmes kësaj marëveshje studentët e UHZ-së nga 5 fakultetet e kyqura do të përfitojne aftësimin praktik rreth Konventës së Stambollit s si dhe studenteve do ju mundësohet të vizitojnë punen praktike në strehimore , vëzhgimit praktik apo gjatë përgatitjes së temave të diplomave.
Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një shoqërie më të barabartë dhe të ndërgjegjshme, ku të gjitha individët, pavarësisht gjinisë, kanë mundësi të jenë të përfshirë në proceset e zhvillimit shoqëror dhe profesional.
UHZ është krenar që është pjesë e këtij iniciative dhe është i gatshëm të kontribuojë në ndryshimet pozitive në shoqëri nëpërmjet edukimit dhe ndihmës së shfrytëzueshme për gruan.