Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) është duke zhvilluar Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave për vitin 2023. Si pjesë e përgatitjeve për këtë projekt me karakter kombëtar, ASK ka nisur një fushatë të sensibilizimit të opinionit publik rreth rëndësisë dhe përfitimeve të këtij procesi të rëndësishëm.
Në këtë kuadër, ASK ka përzgjedhur Universitetin Haxhi Zeka në Pejë (UHZ) për të organizuar sesionin informativ të parë.
Ky sesion informues do të mbahet më datën 09.11.2023, në orën 10:00, Salla B1 – Fakulteti Biznesit.