Zyra për Sigurim të Cilësisë dhe Vlerësim, nga data 18 deri me 22 dhjetor, në kuadër të javës së sigurimit të cilësisë ka përfunduar me sukses aktivitetin me moton ‘’Sigurimi i cilësisë përgjegjësia jonë ndaj studentëve’’, duke mbajtë takime me studentët e të gjitha njësive akademike, me qëllim të vetëdijesimit për rëndësinë e sigurimit të cilësisë në universitet.
Në këto takime u prezantua sistemi i sigurimit të cilësisë, instrumentet e vlerësimit të cilësisë, të drejtat e studentëve dhe rëndësia e pjesëmarrjes në proceset e sigurimit të cilësisë. Gjithashtu, në kuadër të kësaj jave u shpërndanë fletushka informuese me udhëzime dhe informacione të dobishme rreth procesit të sigurimit të cilësisë në universitet.
Universiteti ‘’Haxhi Zeka’’ mbetet i përkushtuar për të siguruar një mjedis me cilësi të lartë për studentët e tij. Duke përqendruar përpjekjet në sigurimin e cilësisë, universiteti synon të promovojë një kulturë të vazhdueshme për cilësi.