Në bazë të Rregullores nr. 3182/2018 për angazhimin e studentëve në punë praktike në administratën e Universitetit “Haxhi Zeka”, nenit 38 dhe 41 të Statutit Nr. 04-V-622 të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë dhe vendimit të Këshillit Drejtues nr.171 dt. 29.01.2024, zyra e U.d. Sekretarit të Përgjithshëm të Universitetit “Haxhi Zeka në Pejë, me dt. 29.01.2024, shpall:
KONKURS PËR ANGAZHIMIN E STUDENTËVE NË PUNË PRAKTIKE NË ADMINISTRATËN E UNIVERSITETIT “HAXHI ZEKA” NË PEJË
Numri i pozitave: Dhjetë (10)
Kohëzgjatja e punës praktike: 6 muaj
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim
Kandidatët me rastin e aplikimit duhet të dorëzojnë:
- CV dhe letër motivuese;
- Çertifikatën e lindjes;
- Çertifikatën e notave;
- Vërtetimin e statusit të studentit (jo më të vjetër se një muaj);
- Kopjen ose çertifikatën e diplomës baçelor ose master të noterizuar
( kandidatët që janë të diplomuar).
Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dëshmive të nevojshme sipas konkursit, duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail: [email protected]