Në kuadër të projektit GreenWB, Universiteti Haxhi Zeka mbajti punëtorinë e dytë në përpjekje për të vlerësuar dhe përmirësuar pozicionin e tij ndaj sipërmarrjes dhe inovacionit.
Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin anëtarët e komisionit të vetëvlerësimit, duke përfshirë Rektorin, Prof.Dr. Armand Krasniqi, menaxhmenti i lartë i universitetit dhe stafi akademik dhe administrativ.
Një anketë ishte kryer me aktorë të brendshëm dhe të jashtëm të universitetit për të vlerësuar potencialin sipërmarrës dhe inovativ të UHZ. Rezultatet u prezantuan nga koordinatori i projektit, Besfort Ahmeti, i cili theksoi konsistencën brenda të dhënave të anketës, që do të thotë se shumica e palëve të interesuara që morën pjesë në anketë kishin mendime të ngjashme për pozitën e Universitetit në secilën kategori vlerësimi. Rezultatet u diskutuan nga anëtarët e komisionit në këtë punëtori. Ka pasur disa fusha që kërkuan përmirësim, sipas rezultateve të anketës. Megjithatë, sondazhi zbuloi se kategoria Lidership dhe Qeverisje ka arritur pikën më të lartë në anketë. Kjo do të thotë se edhe pse ka shumë për të bërë për të arritur një pozicion të kënaqshëm në aspektin e sipërmarrjes dhe inovacionit, menaxhmenti i UHZ-së është stoik në përpjekjet dhe mbështetjen e stafit për të arritur një nivel të kënaqshëm.
Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof.Dr. Armand Krasniqi, ndau mendimin e tij për rezultatet, duke theksuar rëndësinë e këtij vlerësimi dhe kuptimin e këtyre rezultateve për përpjekjet e Universitetit drejt agjendës së të menduarit sipërmarrës. Siç tregohet në rezultatet e anketës, Rektori shprehu angazhimin dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme për të rrënjosur mendimin sipërmarrës në kulturën e Universitetit.
Hapi i radhës në këtë agjendë është identifikimi i fushave specifike për përmirësim, ndërtimi i një strategjie për arritjen e qëllimeve sipërmarrëse dhe inovative dhe zhvillimi i një qendre novacioni për të aktualizuar këto përpjekje.