Mesazh respekti dhe kujtimi i prof.dr. Armand Krasniqit – rektor i Universitetit “Haxhi Zeka” me rastin e vdekjes se z. Ali Lajqi
I pikëlluar në emrin e komunitetit të studentëve dhe personelit (akademik dhe administrativ), të UHZ-së. Me zemër të rënduar shprehim dhembjen e thellë për ndarjen nga jeta të z. Ali Lajçit, i cili ishte, do mbetet përjetë një ndër figurat kryesore të demonstratave studentore të vitit 1981, një i burgosur i ndërgjegjes politike, një veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare dhe ish-kryetari i parë i qytetit të Pejës pas luftes së vitit 1999.
Z. Lajçi ishte një shembull i jashtëzakonshëm i guximit, dedikimit dhe sakrificës për ideale të larta shoqërore dhe kombëtare. Përkushtimi i tij i palëkundur për liri dhe drejtësi do të mbetet frymëzim i amshuar për brezat e ardhshëm. Në këto momente të vështira, ne i përkulemi vepres e kujtimit të tij dhe dëshmojmë respektin tonë më të thellë për kontributin e papërsëritshëm që ai ka lënë pas.
Le të qëndrojmë së bashku në kujtimin e një figure që përbën një shembull për çdo veprimtar kombëtar dhe një kambanë lirie që vazhdon të jehojë në zemrat dhe mendjet e të rinjve tanë.
Ndajmë dhimbjen me familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe e deshtën
Me respekt dhe mirënjohje
Prof.dr. Armand Krasniqi
Rektor i Universitetit