Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, ka nxjerrë vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit “Haxhi Zeka”.
Përbërja e Këshillit Drejtues sipas vendimit është:
1. Emine Abdyli Pozhari
2. Haki Tigani
3. Nita Pula Kastrati
Në mbledhjen konstituive të mbajtur sot në ambientet e Universitetit “Haxhi Zeka”, u zgjodh kryesuesja e Këshillit Drejtues, Prof. Ass. Dr. Emine Abdyli Pozhari, ndërsa z. Haki Tigani u emërua zëvendëskryesues i Këshillit Drejtues. Këshilli Drejtues i Universitetit “Haxhi Zeka” është auroriteti kryesor qeverisës i universitetit dhe luan një rol thelbësor në sigurimin e drejtimit strategjik dhe funksionimin efektiv të institucionit.
Anëtarët e Këshillit Drejtues janë ekspertë të njohur në fushat e tyre përkatëse dhe sjellin me vete përvojë të pasur akademike dhe profesionale, duke kontribuar kështu në zhvillimin e universitetit “Haxhi Zeka”.