Personeli akademik i Universitetit “Haxhi Zeka” përfitues të granteve nga skema “Programi i
mësimdhënies së bazuar në punë hulumtuese” të financuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës,
Teknologjisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) në
Kosovë, dhe projektin “Intervenimet në arsimin e lartë 2025” (HEI’25).
Projektet e fituara nga personeli akademik janë nga njësia akademike Fakulteti i biznesit, Prof.
ass. dr. Suada Ajdarpašić dhe Prof. ass. dr. Vlora Berisa, dhe Fakulteti i agrobiznesit, Prof. dr.
Nexhdet Shala.
Përfitimi i këtyre granteve dëshmon përkushtimin e personelit të UHZ-së në avancimin
profesional dhe institucional duke kontribuar me ide të reja për fuqizimin e komponentës
“Shkencë”!