Mësimdhënës nga Finlanda së shpejti do të ligjërojnë në UHZ
Në kuadër të javës së bashkëpunimit ndërkombëtar të Universitetit Savonia në Finlandë, menaxhmenti i UHZ-se, po qëndron për vizitë në këtë universitet.
Pas takimeve te shumta dhe prezantimit te Universitetit “Haxhi Zeka”, menaxhmeti i UHZ-së ka takuar edhe presidenten e Universitetit Savonia, znj. Mervi Vidgrén, me ç` rast është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në mes të universiteteve. Përveq shkëmbimit te stafit, studentëve, parashihet edhe hulumtimi i përbashkët. Nga kjo marrëveshje pritet që së shpejti te vijnë për të ligjëruar në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë mësimdhënës nga Universiteti Savonia i Finlandës.
Qëllimi i vizitës disa ditore atje është që të merren përvojat më të mira nga ky institucion, me fokus të veçantë drejtimi i Agrobiznesit (teknologjia e ushqimit), me që në këtë fushë Universiteti Savonia ka reputacion botëror.
https://www.youtube.com/watch?v=Jj2oJxYH0WY#t=67