Me 06.06.2015 në Tiranë, u mbajt Koncert i përbashkët si fryt i një bashkëpunimi të suksesshëm në mes të Universitetit të Arteve të Bukura, gjegjësisht, Fakultetitit të Muzikës nga Tirana dhe Universitetit “Haxhi Zeka”, Fakultetit të Arteve nga Peja, koncert i cili shpalosi vlera të denja të stdentëve, që flasin për një të ardhme të ndritshme artistike drejt sukseseve.
Ky bashkëpunim do të shërbejë si një urë lidhëse dhe një fillim i mbarë, duke zgjeruar kështu intensitetin e bashkëpunimit midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve tjera mbarëkombëtare të Muzikës.
Merita e veçantë i’u takon mësimdhënësve të dy fakulteteve, në veçanti profesorëve Petrika Afezolli dhe Hysen Nimani që paraqiten punën e tyre me studentë.