Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave (AAAS), Tiranë dhe Universiteti “Haxhi Zeka”, Pejë, formalisht në marrëveshje reciproke bashkëpunimi
Përfaqësues të lartë të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, Tiranë (AAAS) në krye me presidentin e Akademisë, Prof.Dr. Ksenofon Krisafi, si dhe menaxhmenti i lartë i UHZ-së përfaqësuar nga rektori Prof.Dr. Armand Krasniqi u dakorduan për një bashkëpunim të ndërsjellë në mes të dy institucioneve. Rektori Krasniqi dhe Zt. Krisafi formalizuan iniciativën me nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi lidhur me promovimin e shkencës dhe cilësisë akademike përmes aktiviteteve përkatëse. Përmes konkretizimit të kësaj marrëveshjeje synohen të realizohen reciprokisht interesat e secilës palë, dhe atë kryesisht në fushat e mëposhtme:
– Botime të përbashkëta në revistat shkencore të dy entiteteve;
– Promovime librash;
– Pjesëmarrje në veprimtari të përbashkëta shkencore;
– Organizimi i përbashkët i forumeve, simpoziumeve dhe sesioneve shkencore për çështje të kulturës, artit, shkencës, etj;
– Mbështetja e projekteve të ndërsjella mes AAAS dhe Universitetit “Haxhi Zeka”;