Me date 30.03.2018 në Universitetin e Tetovës po mbahet Konferenca e katërt vjetore e Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit me temë “Bashkëpunimi midis Universiteteve dhe Bashkëjetesës Kulturore – një premisë për një platformë të qëndrueshme në fushën e përgjithshme të Ballkanit ”
Në këtë konferencë po marrin pjesë Prof. Dr. Fadil Millaku Rektor i Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof. Ass. Dr. Sabiha Shala Prorektore për Mësimdhënie dhe Çështje Studentore, Prof. Asoc. Dr. Ibish Mazreku Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Mimoza Hyseni Spahiu U.d. Prodekane e Fakultetit të MTHM-së dhe Prof. Ass. Dr. Gjylbehare Murati U.d. Dekane e Fakultetit Juridik.
Konferenca zgjat dy ditë dhe me këtë rast Universiteti “Haxhi Zeka” do të anëtarësohet në Balkan Universities Association (Shoqatën e Universiteteve Ballkanike).
Ky anëtarësim ështës shumë i rëndësishëm për UHZ sepse qëllimi kryesor i Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit (BUA) është të përcaktojë një vizion kryesor për të ardhmen nëpërmjet universiteteve, bibliotekave dhe qendrave kërkimore në rajonin e Ballkanit në bazë të vlerave të përbashkëta globale duke marrë parasysh nevojat e kohës. Përveç kësaj, krijimi i një rrjeti shkencor në fushat e gjuhës, kulturës, artit, historisë, ekonomisë, arsimit, sportit dhe kujdesit shkencor.