Me referencë te nenit 42 dhe nenit 48 pika 1.22 të Statutit të Universitetit “Haxhi Zeka” dhe pas shqyrtimit të kërkesës së Parlamentit Studentor nr. 752 datë 25.03.2024, Senati i Universitetit ka zhvilluar një mbledhje më datën 28.03.2024 ku është marrë vendimi për aprovimin e mbajtjes së provimeve për afatin e jashtëzakonshëm të Prillit 2024.
Ky vendim vjen si përgjigje ndaj kërkesës së studentëve dhe synon të ofrojë një mundësi shtesë për ata që kanë nevojë të përmirësojnë ose të kompletojnë kreditë e tyre akademike.
Provimet e jashtëzakonshme do të zhvillohen nga data 22 Prill deri më 25 Maj 2024, duke u dhënë studentëve mundësinë të përgatiten dhe të përballen me sfidat akademike në këtë periudhë.
Ju ftojmë të përgatiteni me përkushtim dhe të shfrytëzoni këtë afat shtesë për të arritur objektivat tuaja akademike.
Suksese të gjithëve!
844- Vendim i Senati