Biblioteka Qendrore është zyre në kuadër të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Bibliotekës Universitare janë te përcaktuara me nenin 79, të Statutit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë:
1.1. Biblioteka Qendrore Universitare mbledhë, përpunon dhe ofron në përdorim koleksione mësimore, materiale, informacione dhe shërbime bibliotekare për zhvillimin e veprimtarisë arsimore, shkencore si dhe për zhvillimin e aftësive dhe njohurive të studentëve e mësimdhënësve të tyre;
1.2. Biblioteka Qendrore Universitare ofron shërbime për studentët dhe personelin mësimor duke i’u dhënë në huazim materiale bibliotekare dhe duke siguruar qasje në burimet elektronike të informacionit. Ofron shërbime profesionale për bibliotekat e fakulteteve përkatëse. Veprimtaria e bibliotekave universitare mbështetët në standardet ndërkombëtare bibliotekare;
1.3. Biblioteka Qendrore Universitare është pjesë përbërëse e Rrjetit të njësuar Bibliotekar të Kosovës me qellim të zbatimit të standardeve bibliotekare, përgatitjes dhe shpërndarjes së bazës së të dhënave dhe begatimit e bashkërenditjes së bashkëpunimit ndërbibliotekar. - Drejtori i Bibliotekës Universitare i raporton në aspektin operacional te Sekretari i Përgjithshëm, ndërsa për çështjet profesionale që lidhen me detyrat e punës raporton dhe i koordinon punët me Prorektorin për Mësimdhënie, Çështje Studentore dhe Kërkime Shkencore
- Struktura organizative e BQU-së përcaktohet në përputhje me nevojat e BQU-së sipas standardeve ndërkombëtare për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore ndaj lexuesve;
- Në strukturën e BQU-së përfshihen Sektorët, Shërbimet dhe Zyrat.
- Me Rregulloren mbi organizimin e brendshëm të BQU-së (Organogram), përcaktohet veprimtaria e zyrave, mënyra e udhëheqjes, mënyra e kryerjes së punëve dhe detyrave, si dhe të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e të punësuarve në BQU.
- Numri i të punësuarve në Bibliotekën Qendrore Universitare është tre (3).