Thirrje për aplikim : bursa të qeverisë së Francës 2018
Bursa të qeverisë së Francës
Ambasada e Francës në Kosovë ofron këtë vit bursa për studime Doktoratë, tezë në komentorim. Dosja për aplikim duhet dërguar Zonjës Cécile Fisteberg, Këshilltare për Bashkëpunim dhe Veprimtari Kulturore dhe duhet te permbajë :
- Një CV, një letër motivuese, përshkrimin e projektit,kopjën e diplomës së fundit dhe pasqyrën e notave, në qoftë se është e mundur dëshminë e dy profesorëve mentor të ardhshëm (në Kosovë dhe në Francë) të cilët angazhohen të përcjellin punën tuaj shkencore.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është data 22 maj 2018.
Bursat e nivelit të studimeve Doktoratë përfshijne tri qendrime studimore, përgjatë tri viteve akademike, në varësi të mendimit pozitiv të dy mentorëve të tezes në fund të çdo qëndrimi. Juria do të shqyrtojë aplikimet më datë 29 maj 2018. Aplikantët do të ftohen për intervistë në Ambasadën e Francës nga data 5 qershor 2018 dhe rezultatet përfundimtare do të publikohen gjatë muajit qershor.
Kontakt:
Zonja Cécile Fisteberg [email protected]
Infromacione shtesë :
Zonja Fikrije Pllashniku [email protected]
Zonja Agathe Bouchet [email protected]
Për më shumë informata, web faqe Campus France :
http://www.campusfrance.org/fr/rubrique/etudier-en-france