Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, ju fton të merrni pjesë në konferencën “Business and Education: Challenges and Opportunities”, e cila do të mbahet me datë 18.10.2019 (e premte), ora 10:00, në Amfiteatrin I, të Fakultetit Juridik.
Qëllimi i Konferencës është të bashkojë aktorët kryesorë nga komuniteti i biznesit të Kosovës dhe sektori i Arsimit të Lartë për të diskutuar sfidat dhe mundësitë në të dy sektorët: ndryshimin dhe zgjerimin e misionit të IAL-ve në eksplorimin e qasjeve të reja për afrimin me nevojat e tregut të punës dhe trajtimin e cilësisë ekzistuese dhe mospërputhjet e aftësive, si dhe nxitjen e stazhit ndërkombëtar dhe kombëtar për punësimin e studentëve.
Gjuha në të cilën do të mbahet konferenca është gjuha angleze.