Me datë 25.10.2018 Universiteti “Haxhi Zeka” mbajti Ceremoninë Solemne të Diplomimit. Kjo ceremoni ishte e dyta e mbajtur nga Universiteti “Haxhi Zeka”, ku pjesëmarrës ishin më shumë se 150 studentë të diplomuar të të gjitha njësive akademike, bachelor dhe master, si dhe staf akademikë, administrativ, mysafirë dhe familjarë.
Me një fjalim mikpritës studentët i nderoi rektori Prof.Dr.Fadil Millaku, ku në fjalën e tij përmendi sfidat dhe të arriturat e Universitetit, angazhimin e stafit akademik që studentët të arrijnë deri në këtë ditë, si dhe falënderoi organizatorët që bënë të mundur një organizim të tillë. Po ashtu, ju premtoi studentëve që bashkëpunimi me ta nuk do të përfundoj me diplomimin e tyre.
Studentët të cilët patën mundësinë për fjalë rasti, folën për përvojën e tyre në Universitetin “Haxhi Zeka”, sakrificat dhe ditët e bukura gjatë këtyre viteve dhe theksuan se sa me rëndësi është jeta studentore në formimin e personalitetit. Ata po ashtu falënderuan menaxhmentin, stafin administrativ dhe profesorët për bashkëpunimin që kishin me ta për këto vite studimi.
Ceremonia e Diplomimit do të jetë e përvitshme.[Best_Wordpress_Gallery id=”121″ gal_title=”Ceremonia e diplomimit 2018″]