Ceremonia Doctor Honoris Causa

Ceremonia Doctor Honoris Causa

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë sot me datë 14.06.2019 në ceremoninë solemne në mesin e shumë personalitetëve të shquara të jetës ushtarake, politike dhe institucionale, duke u bazuar në vendimin e Senatit të datës 03.06.2019, ndau cmimin me titull “Doctor Honoris Causa për Gjeneral Major Timothy E. Orr, këtë çmim Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë i’a ndau z. Orr për shkak të:

Ndihmës së rëndësishme në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore dhe për mbështetje në forcimin e paqës.
Për ndihmesën e çmuar në forcimin e marrëdhënieve historike dhe tradicionale Amerikano-Shqiptare.
Për ndihmesën e dhënë shtetit të Kosovës në fushën ushtarake dhe diplomatike;
Për përfshirjen e Kosovës shtet partner në Programin e Partneritetit Shtetëror në mes të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, me moton “E gjithë Kosova me Iowa-n”
Për kontributin e dhënë në binjakëzimin e shtetit të Kosovës dhe Iowa-së, “Sister States‘‘ dhe për hapjen e Konsulatës së Kosovës në Iowa.


Për angazhimin që Garda Kombëtare e Shtetit të Iowa-së të ketë rolin kyç në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës

UHZ këtë çmim e ndanë për herë të tretë që nga themelimi i tij në vitin 2011.

Translate »