Dita Botërore e Turizmit

27 shtatori apo Dita Botërore e Turizmit është datë që është zgjedhur për të shënuar dhe përkuar më një moment të rëndësishëm në turizmin botëror, përvjetorin e miratimit të Statutit të Turizmit Botëror. Fakulteti i Menaxhmentit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis organizoi tryezë të rrumbullakët më titull “Mundësitë dhe sfidat e zhvillimit të turizmit në Kosovë”.

Fillimisht, fjalë mirëseardhjeje për të pranishmit mbajtën, Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, Prof.Asoc.Dr. Afrim Selimaj dhe Dekani i Fakultetit të MTHM-së, Prof.Asoc.Dr. Adem Dreshaj.
Tryeza kishte për qëllim të vë në diskutim çështjet që kanë të bëjnë më turizmin në përgjithësi, me ç’rast u dëgjua ligjëratë nga Prof.Asoc.Dr. Bedri Millaku dhe nga Kryetari i Trupit Këshillëdhënës Z. Skënder Thaçi. Të pranishëm në këtë tryezë ishin stafi akademik dhe administrativ i Fakultetit të MTHM-së, përfaqësues të shoqatave të turizmit, peshkatarisë, si dhe studentë të këtij fakulteti.


Në fund të këtij takimi u dakordua që në të ardhmen të ketë një strategji të përbashkët sa i përket turizmit dhe hotelerisë, duke u mundësuar studentëve që teorinë ta praktikojnë në bizneset turistike.

[Best_Wordpress_Gallery id=”171″ gal_title=”Dita Botërore e Turizmit”]
Translate »