Në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, u mbajt një panel diskutimi i organizuar në bashkëpunim me OSBE-në dhe Forumin e grave gjyqtare dhe prokurore.
Qëllimi i këtij paneli ishte që të prezantohen tregimet e grave frymëzuese dhe të suksesshme që janë modele shembullore për shoqërinë.
Pjesëmarrës në këtë panel ishin:
Mimoza Kusari-Lila – Deputete në Kuvendin e Kosovës,
Duda Balje – Deputete në Kuvendin e Kosovës,
Valdete Idrizi – Këshilltare e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës,
Sabiha Shala – Prorektore në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë,
Gjylbehare Murati – Dekane në Fakultetin Juridik, UHZ
Sanije Gashi-Seferi – Prokurore në Prokurorinë Themelore të Pejës
Ardita Ramizi-Bala – Drejtoreshë e strehimores dhe “Qendrës për mirëqenien e gruas”, Pejë
Miroslava Simonovic, OJQ “Briga”, Gorazhdec, Pejë.
Fjalë rasti patën edhe Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof.Dr.Fadil Millaku, dhe Drejtori i Zyrës së OSBE-së në Pejë, Maid Konjhodzic.
Panelistet diskutuan rreth sfidave që femrat hasin në jetën e përditshme, e po ashtu treguan edhe përvojat e tyre personale rreth sfidave që ato kishin hasur që të arrijnë aty ku janë sot.
Paneli u vlerësua si mjaft i qëlluar dhe i suksesshëm nga të pranishmit.