Sot u mbajt takimi në mes të ekspertëve ndërkombëtar, përfaqësuesve të Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe menaxhmentit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë. Qëllimi i takimit ishte akreditimi dhe riakreditimi i programeve të studimit në UHZ.
Ekspertët ndërkombëtar pas proceseve të akreditimit kanë dhënë vërejtjet dhe rekomandimet e tyre, me ç` rast u interesuan për implementimin e atyre rekomandimeve. Menaxhmenti në takimin e përbashkët dha sqarimet e nevojshme për të gjitha pikat që ishin dhënë si rekomandime në raport, duke u përgjigjur në shumë pyetje lidhur me zgjedhjen dhe avancimin e stafit akademik, kërkimet shkencore dhe punën akademike, buxhetin dhe infrastrukturën, planin strategjik, si dhe misionin dhe vizionin e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.
Më pas, ekspertët vazhduan takimet me përfaqësuesit e secilës njësi akademike dhe vizituan objektet e reja, të cilat i ka në shfrytëzim Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë.
Në fund ekspertët nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, takuan edhe njëherë menaxhmentin për të falënderuar, për organizmin dhe bashkëpunimin, duke ndarë përshtypjet më të mira për Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë. Këta ekspertë në muajt në vazhdim do të paraqesin draftin dhe raportin final, për riakreditim dhe akreditim të programeve të studimit në UHZ.