Fakulteti i Menaxhimit të Hotelerisë, Turizmit dhe Gastronomisë, Universiteti “San Ignacio de Loyola” Peru, në bashkëpunim më Fakultetin e Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis, Universiteti “Haxhi Zeka” Pejë, do të organizojnë Kongresin e III-të Ndërkombëtar të Turizmit, Hotelerisë dhe Gastronomisë: Transformimi digjital dhe zhvillimi i qëndrueshëm
Kongresi do të mbahet online duke ofruar hapësirë për dialog, reflektim, shpërndarje të njohurive dhe përvojave në lidhje me inovacionin dhe teknologjinë, kulturën, qëndrueshmërinë dhe qeverisjen duke mbledhur ekspertë, studiues, akademikë dhe profesionistë në nivel ndërkombëtar, kombëtar dhe rajonal. Punimet e pranuara do të botohen në: Web of Science, Scopus
Bashkëorganizatorë në këtë Kongres janë dhe Universitetet e mëposhtme:
- The University of Houston, United States
- Universitas Studiorum Zagrabiensis, Croatia
- Missouri State University, United States
- Kadir Has University , Turkey
- Universidad de Extremadura, Spain
- The Emirates Academy of Hospitality Management, University of Dubai
- University of Las Palmas de Gran Canaria, Spain
- University of Córdoba, Spain
- University of La Laguna, Spain
- Bilkent University, Turkey
- Universidad de Alicante, Spain
- Universidad Técnica Particular de Loja, Ecuador
- Rochester Institute of Technology, NY United States
- Universidad de Especialidades Espíritu Santo, Ecuador
- North Carolina State University, United States
- Universidad Católica de Santa María, Peru
Më gjërësisht mund të lexoni: https://descubre.usil.edu.pe/eventos/congreso-htg/en/