Sot, Universiteti “Haxhi Zeka” mirëpriti mysafirë nga disa shtete evropiane në punëtorinë në kuadër të projektit NAWA. Universiteti “Haxhi Zeka” është partner në projektin NAWA dhe ishte partneri i parë që filloi serinë e punëtorive që do të mbahen në vendet e të gjithë partnerëve. Shtetet partnere të projektit janë Malta, Republika e Çekisë, Belgjika dhe Polonia.
Punëtoria filloi sot ditën e parë të aktiviteteve një-javore të planifikuara për studentët pjesëmarrës.Projekti NAWA ka për qëllim zhvillimin e kompetencave kulturore tek studentët e institucioneve partnere duke shkëmbyer përvoja kulturore ndërmej tyre. Për më shumë lidhur me projektin NAWA, ndjekni këtë vegzë projetkti NAWA