FTESË
Diskutim me studenta/e dhe qytetare/ë
“Transparenca e sistemit gjyqësor”
Të nderuar,
Lëvizja FOL, si pjesë e programit “Kërko Drejtësi”, ka kënaqësinë të ju ftoj në diskutim me studenta/e dhe qytetarë/e për temën “Transparenca e sistemit gjyqësor”, që do të mbahet në Pejë.
Diskutimi do të trajtojë çështje të rëndësishme të transparencës së gjyqësorit duke përfshirë: publikimin e vendimeve të gjykatave, qasja në seancat gjyqësore dhe arsyet e anulimit të tyre, dhe tema të tjera të nevojshme për ngritjen e besimit të qytetarëve në gjyqësorin e Kosovës. Ne ju ftojmë që haptazi të ndani mendimet e juaja rreth qëllimit të përbashkët për eliminimin e barrierave për transparencë.
Diskutimi publik do të mbahet me 28 Prill (E Premte), 2017, nga ora 10:00 – 12:00 në Universitetin e Pejës, amfiteatri 1, Fakulteti Juridik.
Panelist do të jenë:
Kreshnik Radoniqi, Kryetar, Gjykata Themelore në Pejë |
Gjylbehare Murati, Profesoreshë, Universiteti Publik në Pejë |
Ardian Hajdari – Prokuroria Themelore në Pejë |
Aurora Mulhaxha – Avokate |
Shqipe Kusari, Këshilltare Politike, Ministria e Drejtësisë |
Mirëpresim ardhjen tuaj.