Në emër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Prishtina REA ka nderin t’ju ftoj ne Debatet me Universitetet që po organizon në tërë teritorin e Kosovës.
Në këto debate do të diskutohet lidhur me harmonizimin e legjislacionit kosovar mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP) me atë të BE-së dhe ndikimin në vazhdimësi të këtij legjislacioni tek punëdhënësit dhe punëtorët, sepse zbatimi i ligjit është përgjegjësi e të gjithve dhe se moszbatimi i tij kalon në përgjegjësi penale për punëdhënësit/pronarët dhe menaxherët.
Në ftesën e bashkangjitur, do të gjeni një përshkrim edhe më të detajuar.
Duke e ditur natyrën e fushës së studimit të departamentit tuaj, ne mendojmë që debati mbi këtë temë do të fitonte më shumë kuptim me prezencën e juaj, të kolegëve dhe studentëve të juaj. Andaj theksojmë që pjesëmarrja e juaj do t’i kontribuonte shumë trajtimit të tematikës si dhe promovimit në përgjithësi të kësaj tematike, pra që ka të bëj me sigurinë dhe shëndetin në punë – vlerësimin dhe mënjanimin e rrezikut dhe shpëtimin e jetërave të njerëzve (punëtorëve) në vendin e punës.
Në debat, përveç stafit akademik janë të ftuar edhe studentët – shkenctarët, akademikët, menaxherët dhe udhëheqësit e të nesërmes, andaj ju lutemi të ftoni studentët e juaj.
Ju lutemi, ndjehuni të lirë të ftoni edhe kolegët e juaj të departamenteve tjera, që ju i konsideroni se janë të interesuar të marrin pjesë në debatin në fjalë.
Nga përvoja jonë në të kaluarën, “Debatet me Universitetet” i kemi zhvilluar zakonisht në objektet universitare, andaj ju lutemi të na e mundësoni këtë gjë edhe në Pejë duke na vënë në dispozicion një hapësirë ku mund të mbahet ky takim/debat. Mund të jetë një nga klasët/hapsirat e zakonshme që keni në objektin e universitetit tuaj.
Ju lutemi të na konfirmoni pjesëmarrjen. Paraprakisht, ju faleminderit!