Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Universiteti ”Haxhi Zeka” në Pejë organizon Seminar me temën “Qasja në drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”. Ftohen të gjithë stafi akademik, administrativ si dhe studentët që të marrin pjesë në Seminarin i cili do të mbahet me datë 13 dhjetor 2017, në orën 14:00, në Amfiteatrin 1 – Fakultetit Juridik.
Për pjesëmarrësit do të shpërndahen Certifikata.