Studentët e drejtimit të instrumenteve frymore (EAIF) , të Fakultetit të Arteve të UHZ-së morën pjesë për të dytën here në garën ndërkombëtare “Pjetër Gaci”. Edhe kësaj here paraqitja e studentëve ishte në nivel të lartë të interpretimit artistik, me ç‘rast puna e tyre u vlerësua edhe nga juria profesionale ndërkombëtare.
Tre studentët kandidat për garë dhe vlerësimet e jurisë:
- Kosovar Arifaj – Klarinete, kat. F – Çmimi Absolut
- Rexhep Karaqi – Klarinete, kat. F- Çmimi i dytë
- Entela Demi – Flaute, kat. G – Çmimi i dytë
Me 10 deri me 13 maj, u mbajt edicioni 17 i garave ndërkombëtare “Pjetër Gaci ” që u realizua nga Bashkia e Shkodrës.
[Best_Wordpress_Gallery id=”75″ gal_title=”Pjeter Gaci”]