Hapja solemne e programit të përbashkët në Master

Hapja solemne e programit të përbashkët në Master

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren kanë bërë hapjen zyrtare të studimeve master në programin e përbashkët Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, hapja solemne u mbajt në objektet e Universitetit të Gjilanit.

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof. Dr. Fadil Millaku pasi ka uruar profesorët dhe studentët për fillim të  studimeve master, kanë thënë se ky bashkëpunim në realizimin e studimeve master në  programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, do të jetë një përvojë e mirë dhe se studentët e kësaj gjenerate të studimeve  master  janë te priveligjuar, pasi që do të kenë një eksperiencë sikurse studentët e Universiteteve të tjera Evropiane.

Në këtë organizim kanë marrë pjesë edhe  Rektorët e  dy  Universiteteve Publike, Prof. Dr. Ramë Vataj nga Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren dhe Prof. Dr. Asoc. nga Universiteti “Kadri Zeka” Gjilan së bashku me disa profesorë  dhe student të Universiteteve që ata drejtojnë.

   

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan,  Bajram Kosumi, pasi ju ka dëshiruar mirëseardhje mysafirëve, ka folur  për cilësinë e arsimit universitar në Kosovë, respektivisht për Universitetet publike, duke thënë se ato janë në udhëkryq. Sipas tij qeveria asnjëherë nuk është kujdesur për to, sidomos për universitetet e reja,  nuk investon në universitete, kultura e studimit  si nga ana e profesorëve ashtu edhe nga ana e studentëve, nuk është në nivelin e duhur dhe se diploma është shndërruar vetëm në një dokument për punësim, por jo edhe në një dokument që dëshmon dije, ka thënë mes tjerash Rektori Kosumi.

Kurse sa i përket  programeve Master, Rektori Kosumi ka thënë se me programin e përbashkët me universitetin e Prizrenit dhe të Pejës ne kemi bërë vetëm një hap të vogël. Ua kemi bërë të mundshme studentëve tanë që të marrin përvojat e tri universiteteve brenda një programi master.

“Me këtë ne po përgatisim hapin e dytë: studime të përbashkëta të doktoratës, edhe me partnerë tanë ndërkombëtarë. Hapi final i këtij projekti është t’i aftësojmë studentët tanë për të konkurruar në tregun e punës jo vetëm në Kosovë e në rajon, por sidomos në tregun evropian, një ditë kur Kosovë do të jetë pjesë e BE”.

 

Translate »