Drejtoresha ekzekutive e Institutit “Network Generation Network” (NGN) Znj. Shpresa Metaj me bashkëpunëtorët e saj vizituan sot universitetin Haxhi Zeka, me ç’rast u pritën nga rektori i UHZ prof.dr. Armand Krasniqi.
Drejtoresha Metaj, shkurtimisht prezantoi veprimtarinë dhe aktivitetet e institucionit të saj dhe më pastaj informoj rektorin lidhur me detajet e trajnimit të planifikuar në fushën e telekomunikimit enkas për studentët e UHZ-së.
NGN si partner i UHZ-së, me programet e saj edukative-profesionale angazhohet për ngritjen e kapaciteteve të të rinjve me metoda të avancuara digjitale krahas nevojave të tregut në fushën e teknologjisë informative.
Lidhur me konkursin e shpallur për trajnimin “Video Edit” dhe informata të tjera, shikoni këtu.