Vizitë monitoruese këshilluese për Projektin Erasmus+ No. 610449 “Legal Clinics in service of vulnerable groups: Enhancing the employability of Law students through practical education” (’Klinikat ligjore në shërbim të grupeve të cenueshme: rritja e punësueshmërisë së studentëve të drejtësisë përmes arsimit praktik).
Me 5 nëntor 2021, Prof.Ass.Dr. Jehona Lushaku, Drejtoreshë e Zyrës Erasmus+ në Kosovë së bashku me bashkëpunëtoret e saj Znj. Blerina Zjaqa dhe Znj. Eli Selmani vizituan stafin e Fakultetit Juridik në kuadër të projektit ‘’Klinikat ligjore në shërbim të grupeve të cenueshme: rritja e punësueshmërisë së studentëve të drejtësisë përmes arsimit praktik (“Legal Clinics in service of vulnerable groups: Enhancing the employability of Law students through practical education”).’’
Në kuadër të kësaj vizite, ekipi i Zyrës Erasmus+ u njoftuar për aktivitetët e realizuara dhe produktet e zhvilluara deri më tani, si dhe për sfidat eventuale në zbatimin e projektit në fjalë. Gjatë kësaj vizite, Fakulteti Juridik promovoj edhe hapjen e zyrës së veçant për Klinka Juridike Reale, zyre këto të pajisura me kompjuteri dhe pajisjve tjera të nevojshme fal mbështetjes financiare të projekti në fjalë.
#erasmus #legalclinic #lawfaculty
[…] Zeka” në Pejë (UHZ) i përkrahur nga Komisioni Evropian përmes Projekti Erasmus+ ‘’Klinikat ligjore në shërbim të grupeve të cenueshme: rritja e punësueshmërisë së studentëve të […]