Në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë u mbajt konferencë nga ztr. Joseph Giustiniani, atashe për bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë dhe znj. Zana Latifi, përgjegjëse e Camups France në Aleancën Franceze.
Qëllimi i kësaj konference ishte prezantimi i sistemit universitar francez dhe mundësitë që u ofrohen të rinjve të studiojnë atje.
Përvojën e saj rreth studimeve në Francë e ndau me studentë edhe Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje Studentore Prof.Asoc.Dr. Sabiha Shala.