Konkurs për angazhim te bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime në Fakultetit të Biznesit

Konkurs për angazhim te bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime në Fakultetit të Biznesit

Në bazë të nenin 42, 47, 48, Rregullores për Procedurat Vlerësuese për Angazhimin e Bashkëpunëtorëve të Jashtëm në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë nr. 1165/22, të dt. 23.05.2022, Senati i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, në mbledhjen e mbajtur më dt. 22.01.2024, vendosi që të shpall:

KONKURS
Për angazhim te bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime në bazë te nevojave të njësisë akademike të Fakultetit të Biznesit në Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, për  semestrin veror të vitit akademik 2023/24

Konkursi shpallet sipas propozimeve të njësive akademike dhe atë si në vijim:

FAKULTETI I BIZNESIT

Bashkëpunëtor të jashtëm për ligjërata/ushtrime:

  1. Një bashkëpunëtor të jashtëm për ligjërata për lëndën: Statistika (MB, BSc, 6 orë, sem. veror, O);
  2. Një bashkëpunëtor të jashtëm për ligjërata për lëndët: Tregjet dhe Institucionet Financiare (MB, BSc, 3 orë, sem. veror, O), Menaxhimi i Riskut (MB, BSc, 3 orë, sem. veror, O);
  3. Një bashkëpunëtor të jashtëm për ligjërata për lëndët: Sistemet e Informacionit të Financave dhe Kontabilitetit (IB, MSc, 3 orë, sem. veror,O), Financat (TIBE, BSc, 2 orë, sem. veror, O);
  4. Një bashkëpunëtor të jashtëm për ushtrime për lëndët: Ekonometria Financiare (MB, MSc, 2 orë, sem. veror, Z), Tregjet dhe Institucionet Financiare (MB, BSc, 2 orë, sem. veror, O), Ekonomia Monetare (MB, BSc, 2 orë, sem. veror, Z);
  5. Një bashkëpunëtor të jashtëm për ushtrime për lëndët: Menaxhimi i Riskut (MB, BSc, 2 orë, sem. veror, O), Ekonomia e Sigurimeve (MB, BSc, 2 orë, sem. veror, Z);
  6. Një bashkëpunëtor të jashtëm për ushtrime për lëndët: Mjedisi i Biznesit Ndërkombëtar (MB, MSc, 2 orë, sem. veror, O), Mikroekonomia (TIBE, BSc, 2 orë, sem. veror, O);
Translate »