Konkurs për angazhimin e studentëve në punë praktike në Administratën e UHZ-së

Konkurs për angazhimin e studentëve në punë praktike në Administratën e UHZ-së

Në bazë të nenit 16 të Ligjit nr.03/L-212 të punës, Rregullores nr. 3182/2018 për angazhimin e studentëve në punë praktike në administratën e universitetit “Haxhi Zeka” dhe nenit 38 dhe 41 të Statutit Nr. 04-V-622 të Universitetit “Haxhi Zeka “ në Pejë, vendimit të Këshillit Drejtues nr. 232 dt.06.02.2023,zyra e U.d. Sekretarit të Përgjithshëm të Universitetit “Haxhi Zeka në Pejë, me dt. 06.02.2003, shpall:

KONKURS PËR ANGAZHIMIN E STUDENTËVE NË PUNË PRAKTIKE NË ADMINISTRATËN E UNIVERSITETIT “ HAXHI ZEKA” NË PEJË

Kriteret për përzgjedhjen e studentëve për punë praktike:

  • Përzgjedhja e praktikantëve do të bëhet sipas Rregullores nr. 3182/2018 për angazhimin e studentëve në punë praktike në administratën e universitetit “Haxhi Zeka”
  • Kandidatët për punë praktike duhet të jenë apsolvent (bacelor) ose të jenë të regjistruar në studimet master apo të kenë përfunduar studimet (gjashtë muajt e fundit) në Universitetin ” Haxhi Zeka” në Pejë;
  • Në përzgjedhjen e studentëve për punë praktike, do të merret parasysh nota mesatare gjatë studimeve;
  • Periudha e angazhimit në punë praktike është me pagesë , sipas mundësive buxhetore të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.
    Praktikantët e përzgjedhur do të fillojnë praktikën me dt. 01.03.2023.
    Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim
    Kandidatët me rastin e aplikimit duhet të dorëzojnë:

CV dhe letër motivuese
Çertifikatën e lindjes
Çertifikatën e notave
Vërtetimin e statusit të studentit (jo më të vjetër se një muaj)
Kopjen ose çertifikatën e diplomës baçelor ose master të noterizuar (kandidatët që janë të diplomuar)
Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dëshmive të nevojshme sipas konkursit, duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail: [email protected]
Konkursi mbetet i hapur tetë (8) ditë, përkatësisht nga dt. 06.06.2023 deri me dt. 15.06.2023 në ora 16.00.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë me konkurs nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
Vefëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen. Në procedurën e pranimit të kandidatëve do të bëhet testimi dhe intervista e kandidatëve, të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit.
Studentët do të jenë të angazhuar me orar të plotë (08.00-16.00) sipas legjislacionit në fuqi.
Kandidatët që nuk pranohen kanë të drejtë ankese në afat prej 2 (dy) ditësh, në Komisionin për shqyrtimin e ankesave në kuadër të UHZ-së.

Translate »