KONKURS për punësimin sezonal të studentëve të UHZ-së në hotelet në Antalya-Turqi

KONKURS për punësimin sezonal të studentëve të UHZ-së në hotelet në Antalya-Turqi

Mbështetur në Marrëveshjen e Bashkëpunimit në mes tëUniversitetit “Haxhi Zeka” – Pejë, agjencionit turk “AYT CAREER” – Turqi dhe agjencionit “Alba Berisha Consulting” – Prishtinë , shpallet:

 

KONKURS

për punësimin sezonal të studentëve të UHZ-së në hotelet në Antalya-Turqi

 

Periudha e punësimit sezonal 1-15 Prill deri 10-15 Tetor  në hotelet me 5 * në  Antalya Turqi

Pozitat e hapura janë : Recepsionist/e, mirëmbajtëse të hotelit, kamerier, skaiter, kuzhinier, ndihmës kuzhinier, belboy.

Përvoja e punës: nuk është e domosdoshme

Njohja e Gjuhëve të huaja : për pozitat mirëmbajtëse, kamerier dhe belboy është e domosdoshme një gjuhë e huaj, mirëpo për pozitën recepsioniste është e nevojshme gjuha angleze, gjermane dhe turke .

Gjatë periudhës së punësimit ofrohen këto shërbime falas :

  1. Bileta e udhëtimit kthyese, 2. Akomodimi, 3. Mëngjesi, Dreka, Darka, 4. Sigurimi shëndetësor .

Lartësia e pagesës ndryshon sipas pozitës , ndërsa pagesa bëhet në Lira Turke.

Minimumi i pagës mujore sipas ligjit të punës në Turqi është 1680TL -350€ për muaj.

Informacione shtese : Pas përzgjedhjes se studentit nga Hoteli, Pagesa e vizës së punës (250 euro) kryhet nga  pala(studenti).

Mënyra e pagesës bëhet përmes bankës

Orari i punës : 8 orë , 1 ditë pushim.

Për çdo informatë shtesë me kontaktoni.

Konkursi mbetet i hapur prej 31.01.2018 deri më…….02.2018

Aplikacionet dorëzohen në zyrën e dekanatit në Fakultetin e Menaxhimit në Turizëm,Hoteleri dhe Mjedis dhe në email [email protected].

Grupi i pare perzgjidhet me date 14.02.2018

 

Formen e cv e shkarkoni në faqen e Universitetit dhe e dorzoni në email [email protected] poashtu edhe në zyrët e Fakultetit të MTHM-së

Shkarko

 

 

 

Vëmendje: Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me procesin e aplikimit, përzgjedhjen e  kandidatëve dhe për kohën e qëndrimit të studentëve në Turqi. Aplikimi dhe punësimi bëhet mbi baza vullnetare, ndërsa aranzhimi dhe përgjegjësia organizative bie mbi Agjencionin turk “AYT CAREER” – Turqi dhe agjencionin “Alba Berisha Consulting” – Prishtinë.

Ju faleminderit

Me respekt Albana Berisha

 

AlbaBerisha Consulting 044557371

 

Translate »