Fakulteti i Arteve i Universitetit Haxhi Zeka në Pejë triumfoi ndër tre vendet e para të koreve fituese në finalen e Garës Ndërkombëtare të Koreve Profesionale, të mbajtur në Zarë, Kroaci.
Ky triumf i arritur në këtë garë ndërkombëtare korale, përbën një kapitull të rëndësishëm në historinë e Fakultetit të Arteve, pasi ishte hera e parë që ata morën pjesë në një eveniment të tillë me prestigj.
Shpërblimi i fituar në finalen e madhe, me vendin e tretë në garën e mbajtur në Zarë, Kroaci, shënon një moment kyç në suksesin e Fakultetit të Arteve. Përfaqësimi i tyre i parë në një garë ndërkombëtare korale rezultoi në një triumf të shkëlqyer, duke arritur rezultatin e dëshiruar.
Ky sukses ishte rezultat i përpjekjeve të jashtëzakonshme të Dirigjentit Prof.asoc.dr Hysen Nimani, solistes Prof.asoc.dr Adelina Paloja dhe studentëve që janë pjesë e korit të UHZ-së, të cilët me kontributin e tyre akademik, nëpërmjet punës së tyre të palodhur, e vendosën Kosovën ndër shtetet fituese.
Kori i UHZ-së tregoi një nivel të jashtëzakonshëm të talentit dhe këmbënguljes artistike, duke u bërë një shembull frymëzues për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e artit për të ndryshuar botën.
Me interpretimin e tyre të mrekullueshëm artistik, kori arriti të shpërfaqë një pikëpamje unike, duke iu përgjigjur nevojave emocionale të audiencës dhe duke krijuar imazhe të paimagjinueshme nëpërmjet ekspresionit artistik. Kjo dëshmon aftësinë e tyre për të krijuar ndikim dhe për të përshkruar emocione nëpërmjet muzikës dhe zërit të tyre të mrekullueshëm.
Si përfundim, triumfi i Fakultetit të Arteve në këtë garë shënon një sukses të jashtëzakonshëm dhe jep lavdinë e merituar për UHZ-në. Kori i UHZ-së tregon se arti ka fuqinë të ndryshoj botën dhe të frymëzoj gjenerata.
Universiteti ndjehet krenar me një fitore të tillë dhe e vlerëson lartë punën e Fakultetit të Arteve.