Sot (02.04.2019) në Fakultetin e Biznesit u mbajt një takim me studentë nga organizata Open Data Kosovo, drejtues të projektit “Edukim i Hapur TIK për Punësimin e të Rinjve”. Në takim u bë lansimi zyrtar i platformës “Kursori”, si dhe u diskutua për mundësitë që ofrohen për studentë përmes platformës “Kursori”.
Studentët e interesuar të përfshihen ne platformën “Kursori”, mund të kontaktojnë asistentët e Fakultetit te Biznesit: Besfort Ahmeti ([email protected]) dhe Vjosa Hajdari ([email protected]).