Fakulteti i Menaxhmentit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis dhe GAIA Kosovo
Në Fakultetin e Menaxhimit të Turizmit, Hotelerisë dhe Mjedisit, u mbajt ligjëratë e organizuar në mes GAIA Kosovo dhe Fakultetit të MTHM-së, mbi ndryshimet klimatike.
Kjo ligjeratë kishte për qëllim informimin e të rinjve në Kosovë mbi ndryshimet klimatike në botë, si dhe njohjen me kontekstin kosovar, duke iu referuar Strategjisë Kombëtare mbi Ndryshime Klimatike, e cila këtë vit është miratuar. Kjo përbën informatë me rëndësi për brezat e ardhshëm, të cilët do ballafaqohen me efektet shkatërruese të ndryshimeve klimatike.
Në këtë ligjeratë morën pjesë studentët dhe profesorët e Fakultetit Menaxhim në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis.