Më ftesë të Washington State University në Amerikë, Prof.Ass.Dr. Enkeleda Lulaj e ftuar si profesor për një semester në këtë Universitet përmes projektit të klasës globale, mbajti ligjeratë për ekonominë e Kosovës dhe zhvillimin e saj nder vite, pranë studentëve të Universiteteve nga Amerika, Ukraina dhe Kroacia.
Gjatë ligjeratës Prof.Enkeleda Lulaj ftoi dhe tre studentë nga Fakulteti i Menaxhmentit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis- UHZ, që të diskutojnë rreth turizmit të Kosovës, e të cilët po qendrojnë për një semester si moblitet virtual pranë Fakultetit të Biznesit dhe Turizmit, WSU në Amerikë.
Në këtë ligjeratë studentët e këtyre Universiteteve: Washington State University në USA, Alfred Nobel University në Ukrainë si dhe RIT University në Kroaci, kishin mundësi të parashtronin pyetje lidhur më Kosovën, dhe zhvillimin ekonomik të saj, ku disa nga studentët nuk kishin njohuri se kush ishte Kosova apo ekonomia e saj. Përmes këtij bashkëpunimi Universiteti “Haxhi Zeka” më konkret Fakulteti i Menaxhmentit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis do ti ndihmojë studentët në rritje të njohurive dhe ngritje profesionale përmes bashkëpunimeve më studentët .
Universiteteve tjera botërore, si dhe përmes ligjeratave nga profesor Ndërkombëtar, si dhe ekspertë të industrisë së turizimit dhe ekonomisë. Në fund të ligjeratës u theksua për mundësi të bashkëpunimeve tjera në të ardhmën, gjithashtu dhe studentët nga USA, Ukraina dhe Kroacia shprehen dëshirën që të vizitojnë Kosovën dhe Universitetin “Haxhi Zeka”. Falënderim për këtë bashkëpunim të prof. Lulaj më Washington State University, e thanë Prof. Jha dhe Prof. Hunter, Dekan i Fakultetit të Biznesit, si dhe profesor të tjerë të këtij projekti. Washington State University do ta ndihmojë Universitetin Haxhi Zeka përmes pervojave të tyre në mësimdhënie dhe hulumtim.