Njoftohen studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë, se me datë 24 mars 2021 (e mërkure), duke filluar nga ora 14:30 do të mbahet një seminar me temën ‘’Rëndësia e të drejtave të njeriut dhe sundimi i ligjit’’ nga z. Egbert Myjer – gjykatës në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut.
Seminari do të zhvillohet nga ora 14:30 deri në ora 16:00 dhe mbahet online në platformën GoogleMeet në këtë link: meet.google.com/wfw-vjvm-njw
Seminari do të ofroj përmbledhje rreth çështjeve të cilat kanë të bëjnë me respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, ku do të zhvillohet diskutim me pjesëmarrësit rreth rolit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si një mekanizëm i rëndësishëm që ka për detyrë të ofrojë interpretim rreth zbatimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në mënyrë që të sigurojë që shtetet nënshkruese të kësaj konvente të respektojnë të drejtat dhe garancitë e përcaktuara në këtë konventë.